Ilustrim/ Mallra të kontrabanduara, Foto: Dogana e Kosovës

Ranillug: Policia kap një person duke kontrabanduar vaj e coca cola

Një person është ndaluar gjatë ditës së djeshme në një pikë kontrolli nga njësitet policore në Komunën e Ranillugut.

Sipas raportit ditor të policisë, vetura ka qenë me targa vendore dhe vozitësi shtetas kosovar.

Në automjetin të cilin ishte duke e vozitur kishin qenë të ngarkuara 150 litra vaj, dhe 376 copë coca cola nga 2 litra dhe nga 9 copë nga 1.5 litra.

Për asnjë nga mallërat e gjetura i dyshuari nuk kishte poseduar dokumentacion ndërsa policia ka thënë se malli dyshohet se ka qenë i kontrabanduar nga Serbia.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Malli i konfiskuar është dorëzuar në terminalin doganor ndërsa hetimet kanë vazhduar edhe më tutje.