Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje

Ramush Haradinaj reagon ndaj padisë së Edi Ramës kundër tij

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Hardinaj, ka reaguar, ndaj lajmeve se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ushtruar padi ndaj tij.

Mediat kanë raportuar se padia e Edi Ramës është dorëzuar në Gjykatën e Prishtinës.

Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij me deklaratat lidhur me temën për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ramush Hardinaj ka thënë se do të përgatisë përgjigje ndaj padisë së Edi Ramës.

Hardinaj e ka cilësuar padinë e Ramës “plotësisht të pabazuar” dhe “një diverzion politik nga ana e tij”.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Ramush Haradinajt:

Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.”