Ramiz Lladrovci - 12.04.2019 - FOTO KALLXO.com

Ramiz Lladrovci testohet për COVID-19

Kryetari i komunës së Drenasit përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se pas disa shqetësimeve ka bërë testin për Covid-19 dhe është në pritje të rezultateve.

“Mbrëmë kam pasur shqetësime shëndetësore dhe kam kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas. Pas përkujdesjes, kam bërë edhe testin për covid-19, në Klinikën Infektive. Jam në pritje të rezultateve,” është shprehur Lladrovci.

Ai tutje ka theksuar se është ne vetizolim.