Rama: Kosova duhet ta vazhdojë dialogun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Kosova nuk duhet të barrikadohet dhe se nuk duhet ta ndalë dialogun me Serbinë.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun që vjen në implikimet e “brutalitetit” për të cilin ka ardhur këtu.

“Kosova sot duhet të përfaqesohet e bashkuar dhe e vetëdijëshme që duhet të zhvilloj tre procese njëkohësisht. Procesin e vetëdijësimit btë bashkësisë ndërkombëtare, dialogu duhet të vazhdohet me kapacitete të plota dhe e treta nuk kam pikën e dyshimit që qendrueshëria në procesin e Kosovës duhet të dëshmohet nga brenda jashtë”, tha Rama.