"Qyteti i kafiterive" i heshtur në kohë pandemie - FOTO

Qyteti i Ferizajt i cili njihet si “qyteti i kafiterive” në këto ditë pandemie është pothuajse tërësisht i heshtur.

Qytetarët duket se po e  respektojnë vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes. Momentalisht kjo komunë 81 të infektuar me coronavirus, më së shumti nga gjithë komunat e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka marrë masa që gjatë 24 orëve vetëm 90 minuta të kenë hapësirë të dalin qytetarët në të gjithë vendin të kryejnë shërbimet e tyre.

Numri i parafundit i letërnjoftimit tregon për secilin qytetar se kur munden të dalin, në listën e publikuar tashmë.

KALLXO.com dhe KUTIA kanë lansuar rubrikën “90 Minutëshi yt”, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë më të lehtë të gjejnë orarin e tyre për dalje.