Ferizaj - 17.03.2020

QKMF në Ferizaj vë në dispozicion numrin emergjent për rastet e dyshuara me coronavirus

 

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë vënë në dispozicion numrin e emergjencës për të reaguar në rastet e dyshuara me COVID- 19, thuhet në ueb-faqen e kësaj komune.

194 është numri i telefonit që ferizajasit mund të thërrasin, për të treguar simptomat e tyre në mënyrë që stafi shëndetësorë të i udhëzojë.

Tutje në këtë njoftim bëhet thirrje për kujdes të shtuar, por pa panik.

Deri më tani në këtë komunë nuk ka asnjë të prekur nga virusi corona.

Në gjithë vendin janë 21 të infektuar me COVID- 19, ku sipas stafit shëndetësorë gjendja e tyre është stabile.