Qeveria bindet që t'i përfshijë përpunuesit e qumështit në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avudllah Hoti pas një takimi me përpunuesit e qumështit ka bërë të ditur se janë dakorduar që Qeveria e Kosovës në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike t’i ndihmojnë këtij sektori.

“Sot jemi dakorduar që Qeveria të merr përsipër në kuadër të pakos për rimëkëmbje të subvencionojmë prodhimin vendor, përfshirë qumështin në vlerën prej 25% të çmimit të qumështit dhe produkteve që është në stok te përpunuesit”, tha Hoti.

Ai shtoi se në këtë drejtim do të subvencionojnë vetëm qumështin dhe produktet e qumështit jo produktet që kanë substance të tjera, siç janë qumështi pluhur ose me vaj palme.

Hoti theksoi se po ashtu do të bëhet kontroll rigoroz sa i përket produkteve me vaj të palmës dhe qumështit pluhur.

“Inspektorët e tregut bashkë më AVUK do të jenë aktiv për t’u siguruar që në maketet tona ndahen fizikisht brenda maketit produktet që kanë përmbajtjet të vajit palme he produktet që kanë bazë qumështi dhe të jenë të shënuar në mënyrë adekuate të dijnë konsumatorët çka blejnë”, tha Hoti.

Ai theksoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe ATK do të përgatisin bazën ligjore për derdhjen e qumështit.

“Ne  e morëm për obligim që bashkë me MF dhe ATK që të përgatitet baza ligjore në mënyrë që të njihen humbjet nëse duhet të derdhet qumështit, të njihen si humbje që të mos jetë ngarkesë tatimore për bizneset”, tha Hoti në fund.

Hoti po ashtu i bërë thirrje Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës që të mos protestojnë sot para Qeverisë.

Një gjë të tillë e kërkoi edhe përfaqësuesi i përpunuesve të qumështit, pasi sipas tij, vaji i palmës nuk është kancerogjen.

“Vjali i palmës nuk është kancerogjen sepse ky përdoret edhe në shtet e jashtme”, shtoi ai.

Të indinjuar me mosveprimet e qeverisë për largimin e produkteve me vaj palme, qumështarët e Kosovës, sot në ora 13:00, do të mbajnë protestë duke parakaluar me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë e deri tek Qeveria e Kosovës.