Vladimir Putin, President i Rusisë. Foto: Beta

Putin: Ukraina duhet ta pranojë humbjen e territoreve para bisedimeve

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, se është i hapur për bisedime me Ukrainën nëse Kievi i pranon “realitetet e reja territoriale” në teren.

Sipas Kremlinit, Putin i konfirmoi presidentit turk Erdogan gjatë një bisede telefonike mes të dyve se Rusia është e hapur për “dialog serioz”.

Megjithatë, ai tha se dialogu vjen me kushtëzimin që Ukraina “t’i përmbushë kërkesat e njohura dhe të shprehura në mënyrë të përsëritur për t’i marrë parasysh realitetet e reja territoriale”.

Rusia i ka aneksuar në mënyrë të njëanshme katër rajone pjesërisht të okupuara të Ukrainës – Luhanskun dhe Donetskun në lindje, dhe Khersonin dhe Zaporizhian në jug – në shtator dhe ka hedhur poshtë një plan paqeje të paraqitur nga Kievi, i cili i bën thirrje Moskës ta respektojë integritetin territorial të Ukrainës dhe t’i tërheqë të gjitha të trupave të saj nga Ukraina./Al Jazeera

Përgatiti: Nuhi Shala