‘Pushtimi i COVID-19’, stafi i Drejtorisë së Kadastrit në kryeqytet do të testohet për COVID-19

Pandemia e COVID-19 ka zgjeruar ‘rrënjët’, kështu duke infektuar edhe personat të cilët punojnë nëpër institucione komunale por edhe qendrore.

Drejtoria e Kadastrit në Komunën e Prishtinës përmes një njoftimi bën të ditur se më 9 korrik (të ejten) dhe me 10 korrik (të premten) nuk do të punojnë i gjithë stafi për shkak se do të testohen me testin PT-RCP, tekst ky që tregon nëse personi është i infektuar nga kjo pandemi apo jo.

Në këtë drejtori do të punojë vetëm sporteli për të pranuar kërkesat e qytetarëve.

Deri më tani në nivel vendi janë prekur nga ky infeksion mbi 3 mijë persona, ndërsa 1801 janë raste aktive.

Vetëm mbrëmë kanë rezultuar pozitiv 183 persona si dhe janë shëruar 57 persona.