Punime në rrjet, vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se për shkak të punimeve për siguri të sistemit nesër në disa lokacione do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

1.

Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

TS 10/04 kV Banesat e Univerzitetit (kodi 190000074212) prej orës 10:00  deri në ora 12:00

Vendet: Banesat e Univerzitetit.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, testimi i kabllos 04kV me anë të  automjetit  matës, pasi është në prishje.

Pejë

1.

Nga TS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

TS 10 kV Jashanica (kodi 52000003) prej orës 12:00  deri ne ora 14:00

Vendet: Pograxhë, Qupevë, Jellovc, Resnik, Jashanicë dhe Led Light Tehnology.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i dy shtyllave te tensionit të mesëm në fshatin Jashanicë.