Foto: KALLXO.com

Punësimet e dyshimta dhe kërcënimet ndërmjet ish-komandantit të FSK-së dhe qytetarit - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Pernime” po transmetohet hulumtimi që tregon se si personi i akuzuar për korrupsion ka arritur të punësohet në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë duke përdorur një certifikatë të dyshimtë, e cila fsheh se ky zyrtar ishte i akuzuar për korrupsion.

Detajet se si kandidati i partisë Nisma Socialdemokrate arriti të punësohet në Ministrinë e udhëhequr nga kjo parti.

Çka thotë Islam Vrenezi për punësimin dhe certifikatën e lëshuar nga Gjykata e Gjakovës?

Cila është përgjigjja e Gjykatës për certifikatën e Vrenezit dhe përgjigjja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për punësimin e tij?

Në pjesën e dytë të emisionit ndiqni se si ish-komandanti i FSK-së Kadri Kastrati është përfshirë në një rast të kërcënimit për një çështje pronësore në Prishtinë.

Ndiqni pretendimet e Rifat Canollit se pse ai nuk arriti t’i ndërtojë objektet banesore për të cilat lidhi kontratë qysh në vitin 2017.

Çka thotë Kadri Kastrati për pretendimet e Canollit  dhe si i quan ai ato?

Detajet nga aktakuza e Prokurorisë së Prishtinës se si Canolli dhe Kastrati e kishin kërcënuar njëri-tjetrin.

Ndërsa në pjesën e fundit mund të ndiqni aksionin e Policisë së Kosovës në mbylljen e një kazinoje ilegale në Mitrovicë, pas raportimit të një qytetari në KALLXO.com.