Pse ndjeni uri kur hani më shumë ushqim?

Pse ndjeni uri edhe pas festave si dita e falënderimeve ose krishtlindjet?

Mos ndoshta konsumi i tepërt “zgjeron” stomakun tuaj, e ka më shumë hapësirë për ushqim ditën tjetër?

Përgjigjia është se, për shumicën e njerëzve, ju nuk ndjeheni të uritur pavarësisht nga sasitë  e mëdha të ushqimit që keni konsumuar kohët e fundit, shkruan BBC.  Ju ndjeheni të uritur pikërisht për shkak të shprehisë së krijuar.

Por në fillim, çfarë është kjo ndjenjë e urisë?

Ndjenja që ju shtyn për të ngrënë  është rezultat i një numri të ndryshimeve psikologjike në trupin tuaj.

Është e vërtetë që stomaku juaj ndryshon madhësi kur jeni i uritur ose i ngopur, stomaku bashkëpunon, ndihmon në tretjen e ushqimit dhe ndihmon në lëvizjen e tij drejt zorrëve.

Stomaku gjëmon derisa ajri dhe ushqimi lëvizin përreth për shtyrje të ushiqmit, ky fenomen quhet “Borboygmus”, që shpesh është shenja jonë e parë për urinë sepse është i ndëgjueshëm dhe fizik.

Pas gjëmimit, stomaku zgjerohet prapë në përgatitje për të ngrënë-gjë që inicohet nga hormonet.

Por nuk është në fakt e vërtetë që ngrënia e zgjeron stomakun, stomaku është mjaft elastik, kështu që do të kthehet në kapacitetin pushues (rreth 1-2 litër) pas një ushqimi të madh.

Shumica e njerëzve kanë stomak me kapacitet të ngjashëm-pesha dhe gjatësia nuk kanë ndonjë rol të veqantë.

Ajo për çka ne nuk jemi të vetëdijshëm janë lëshimi i hormoneve të urisë: NPHY dhe AGRP nga hipotalamusi dhe grelina nga stomaku.

Grelina lëshohet kur stomaku është i zbrazët dhe stimulon prodhimin e NPY dhe AGRP në trurin tonë. Këto dy hormone janë të përgjegjshme për krijimin e ndjenjës së urisë dhe reaksionin e hormoneve, ndjenjën e të qenit të përmbushur.

Ndoshta në mënyrë të kundërt intuitive, nivelet e grelinës kanë tendencë të jenë më të larta tek individët e dobët, dhe më të ulëta tek njerëzit me obezitet.

Ju ndoshta mendoni që hormoni që stimulon urinë do ishte më prezent tek njerëzit që hanë më shumë-por në të kundërtën kjo reflekton sa i komplikuar është sistemi jonë endokrin.

Derisa vetëm tre hormone janë të përgjegjshme për gjenerimin e ndjenjës së urisë, një pjesë e madhe janë të obliguara të na bëjnë të ndihemi të ngopur, disa  prej tyre, si GIP dhe GLP-1, janë të përgjegjshëm për stimulim të krijimit të insulinës, për rregullim të metabolizmit të karbohidrateve ( sheqerërave), shumë hormone të tjera  janë të përfshira në ngadalësimin e lëvizjes së ushqimit në stomak, në mënyrë që t’i jap kohë trupit tonë për tretje të ushqimit.

Njerëzit me obezitet, të cilët kanë nivele më të ulëta të grelinës, mund të jetë ngaqë niveli i lartë i insulinës, ka nevojë të metabolizojë një dietë të lartë të karbohidrateve, gjë që e pengon prodhimin e grelinës.

Janë dy faktorë kyq në reduktimin e ndjenjës së urisë: CKK dhe PYY. Tek pacientët që kanë gastro të ngushtë, gjë që e redukton madhësinë e stomakut, PYY është më e lartë. Kjo gjë kontribuon në humbje të oreksit.

Edhe pse stomaku juaj ka një sistem hormonesh që i tregon trurit kur është i zbrazët, kjo shpesh argumentohet nga mësimi i lidhjes mes ndjesisë së urisë brenda ditës.

Pra, edhe nëse keni ngrënë shumë në mëngjes, ju mund të ndjeheni të uritur gjatë drekës.

“Nëse ju vazhdimisht merrni çokollatë ose patatina pas darkës dhe uleni për të shikuar TV, trupi jonë mund të fillojë të asociojë uljen në krevat, televizionin dhe ngrënien e diqkaje të mirë, si rezultat kur ju bëni këtë veprim do ndjeni dëshirën për të ngrënë diqka,” thotë Karolien van den Akker, një hulumtuese në Centerdata dhe paraprakisht në Universitetin Maastricht. “Kjo mund të ju ndodh edhe kur jeni të ngopur, kur e keni stomakun të stërmbushur”.

Kjo nuk është gjë e keqe, thotë Akker, për dallim nga një diagnozë klinike për ngrënie të tepërt, ku sasi shumë të mëdha të ushqimit konsumohen në një kohë të shkurtër, shpesh të lidhura me ndjenjën e shpifjes, fajit  ose turpit, kjo tepri shihet më shumë si një shprehi që ata do të donin ta thyenin.

Kur ne mësojmë të lidhim karakteristikat e mira të ushqimit , sidomos ato me nivel të lartë sheqeri, aroma të veçanta, pamjen dhe sjelljen, kujtimi i kësaj ndjenje do ta na fus në veprim dëshirën për të ngrënë, kjo më pas jo vetëm që shtyn përgjigje psikologjike por edhe fizike, siç është jargitja.

Ndoshta jeni të familjarizuar me eksperimentin me qenin e Pavlov-it-një eksperiment kur zilja bie në kohë të ushqimit, gjë që qeni e asocion me ngrënie të ushqimit, eventualisht qeni filon të jargitet kur bie vetëm zilja.

Njerëzit nuk janë më të sofistikuar sesa qentë në këtë aspekt, në një eksperiment tjetër, njerëzve u janë shfaqur forma, si rrathë dhe katrorë.  Kur ata i shohin katrorët, atyre u ishte dhënë një copë cokollatë dhe pas kësaj sa herë shohin atë formë, ata ndjejnë dëshirë për çokollatë. Sikur qentë, njerëzit janë në gjendje të presin ushiqm bazuar në detaje të thjeshta.

Ndonjëherë edhe humori jonë mund të ndryshojë si shkak i kësaj ndjenje. Njerëzit zakonisht tregojnë se kanë më pak vetë-kontroll nëse janë në humor të keq ose të lodhur.

“Në këtë rast emocionet mund të jenë direkt të lidhura me shijimin e ushqimit, kështu emocioni i keq mund të parashikojë dëshirën për të ngrënë”, thotë Akker.

Në parim, çdo humor, majde edhe ai pozitiv, mund të shtyjë ndjenjën e urisë, derisa është në mënyrë konsistente i ndjekur me ushqim, në mënyrë të vazhdueshme, është shfaqur se ne hamë më shumë kur jemi në shoqëri, koha që ju rrini në tavolinë dhe shumë faktorë të tjerë na bëjnë të hamë më shumë kur jemi në shoqërimin e tjerëve. Ndoshta ngaqë kënaqësia e shoqërisë përreth nesh e bënë më të vështirë koncentrimin në kontrollim të porcionit.

Edhe një njeri në laborator, duke ngrënë makarona në një pjatë të thellë, mund të hajë më shumë nëse ka me kë të flas.

Përgatiti: Ardita Zeqiri