Protesta në Tiranë, foto: A2CNN

Protestuesit sot në Tiranë: Do të qëndrojmë 24 orë

Është duke u mbajtur këtë të shtunë në Tiranë protesta e tetë kundër rritjes së çmimeve në vend. Me mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt kryeministrisë me pankarta në duar, nga ku janë shprehur se do të qëndrojnë aty 24 orë.

Ndërkohë, për këtë protestë, policia ka shtuar masat për mbarëvajtjen e protestës, duke u vendosur në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Nga Durrësi, Rama është shprehur se qeveria është duke bërë atë që nuk po e bën asnjë shtet tjetër sa i përket çmimit të energjisë.

“Ne po bëjmë atë që asnjë vend se ka bërë akoma. Pash që Franca ka bërë një kompensim, por jo të plotë. Ne po bëjmë kompensimin e plotë të faturës së energjisë. Ne sot jemi në mars dhe të gjitha problemet i kemi përpara. Kjo do të thotë se do të shkundim të gjithë buxhetin e shtetit që të mos vijë te ju. Jam dakord që janë rritur kostot, por kjo ka ardhur si pasojë e krizës së përgjithshme”.A2CNN