Prokuroria fillon hetimet për kërcënimin e kryeministrit Albin Kurti

Prokuroria Themelore Prishtinë ka njoftuar se ka filluar hetimet në lidhje me rastin e kërcënimit ndaj kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Sipas prokurorisë, kërcënimi është bërë me datën 10 prill përmes rrjeteve sociale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me kërcënimin që i është bërë më 10 prill 2020, Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës njofton se janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë, si dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.