Prokuroria e Prizrenit me rekomandime për luftimin e dhunës në familje

 

Prokuroria e Prizrenit ka mbajtur takimin përmbyllës me përgjegjësit e trajtimit të rasteve të dhunës në familje.

Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjitha institucionet që trajtojnë dhunën e familjes në kuadër të kompetencave brenda territorit të Prizrenit.

Të gjithë pjesëmarrësit në takim kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin që ekziston në mes institucioneve kompetente për trajtimin efikas dhe të shpejtë të këtyre rasteve.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Prizrenit të gjitha rastet që kanë të bëjnë me dhunën në familje kanë trajtuar me prioritet dhe nga 227 lëndë pa u zgjidhur kanë mbetur vetëm 15 lëndë.

Në fund të takimit të gjithë të gjithë pjesëmarrësit paraqitën rekomandimet se në të ardhmen të përmirësohen kallëzimet penale lidhur me rastet e dhunës në familje, e në veçanti të bëhet vlerësimi i rrezikshmërisë te viktima.