![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2017/11/Screen-Shot-2017-11-01-at-17.34.59-1.png)
Prokuroria e Mitrovicës
Prokuroria e Mitrovicës Bëhet me Objekt me Pishinë
Objekti i cili ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve e i cili është kontraktuar me qira nga Prokuroria e Shtetit ka një pishinë në kulmin e shtëpisë.
Prokurorët të cilët do të vendosen në këtë objekt vetëm do të mund ta shijojnë pamjen e pishinës.
Zyrtarë nga Sekretariati i KPK-së kanë thënë për KALLXO.com se aksesorët e shtëpisë, përfshirë pishinën, edhe pse janë në objekt nuk do jenë në dispozicion të prokurorëve.
“Objekti i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka afërsisht 1.500 m2. Qiraja e objektit është 12.000 € duke ia zbritur 9% nga kostoja totale prej nga paguhet tatimi. Objekti është privat dhe struktura e tij përmban aksesorë, të cilët Prokuroria nuk i ka kontraktuar për përdorim”, shkruan në përgjigjen e Sekretariatit të KPK-së për KALLXO.com.
Pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës prokurorët dhe gjykatësit e Mitrovicës janë dëbuar nga zyrat e tyre.
Rikthimi i tyre në zonë pritet të bëhet pas nënshkrimit të Marrëveshjeve të Brukselit