Ilustrim

Prizren, punëtori në gjendje kritike pas lëndimeve në fabrikën e peletit

Një person në Prizren është lënduar dje në vendin e tij të punës, në një fabrikë të peletit në Prizren.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Dje rreth orës 18:30, dyshohet se ka ndodhur incidenti ku një person është lënduar gjatë punimeve në një fabrikë të peletit në Prizren. Fillimisht është dërguar në emergjencë në Prizren dhe pastaj në QKUK, në Prishtinë”, ka thënë Osmanollaj.

Ai tutje ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet e nevojshme.

“Policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe njësitë relevante së bashku me inspektorinë punës ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes, është njoftuar prokurori kujdestar”, ka thënë Osmanollaj.

Ai tutje ka shtuar se  gjendja e personit të lënduar konsiderohet kritike për shkak të lëndimeve të marra.