Ilustrim

Prizren, i burgosuri sulmon një gardian

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 13:00, në Qendrën e paraburgimit në Prizren një i dyshuar, duke mos i respektuar rregullat-urdhërat e gardianëve, e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.

Sipas njoftimit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.