Personi iArrestuar Ilustrim

Prizren, arrestohet për falsifikim të diplomave shkollore

Një person është arrestuar dje në Prizren për falsifikim.

Policia ka njoftuar se i njëjti dyshohet se ka falsifikuar diploma shkollore dhe sipas Policisë falsifikimi është kryer gjatë periudhës janar- mars të këtij viti.

Dje është bërë identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit.

Në cilësi të  provave materiale janë konfiskuar disa kopje të diplomave me të cilat ka operuar i dyshuari.

Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në  mbajtje .