Ambulanca për Coronavirus - KALLXO

Prizren - Arrestohet pasi përhapi propagandë për coronavirusin

Një person në Prizren është arrestuar pasi ka shpërndarë një video propaganduese me qëllim të përhapjes së panikut tek qytetarët, pas situatës së krijuar nga coronavirusi.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Kemi të ndaluar një person për inçizim të kundërligjshëm. Jemi duke e marrë një deklaratë prej tij, sepse dyshohet që ka inçizuar fqinjin e tij dhe e ka postuar një rrjetet sociale. Ka bërë panik pa arsye”, ka thënë  Osmanollaj.

Personi në fjalë kishte inçizuar fqinjin e tij, i cili ishte duke marrë ndihmë nga emergjenca, dhe kishte propaganduar se ishte infektuar me coronavirus.

Osmanollaj thotë se i dyshuari është ndaluar, dhe me urdhër të prokurorit është cilësuar si inçizim i kundërligjshëm.

Gjatë ditës në rrjete sociale janë publikuar video të shkurtra se si një person ishte duke marrë tretman nga emergjenca, duke aluduar se është rast i dyshuar me Coronavirus.

Këtë e ka demantuar drejtori i Shëndetësisë Visar Shehu, “ai rast nuk ka të bëjë fare me coronavirus, por as me virus të thjeshtë, ka qenë një intervenim për një pacient që ka kërkuar ndihmën e emergjencës“.

Konfirmimi për coronavirus, familje në Klinë vendosen në karantinë