Prizren, arrestohet i dyshuari se u mundua të paguaj me para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Prizren, më saktësisht në rrugën “Reshat Karjagdiu”.

Sipas  Policisë, i njëjti dyshohet se u mundua të kryejë pagesë me dy kartëmonedha nga 500 euro, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Dy kartëmonedhat janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.