Mot me vranësira dhe diell Dyz, Podujevë - Foto: KALLXO.com

Priten temperatura deri në 33 gradë Celcius në fundjavë

Temperaturat maksimale këtë fundjavë pritet të arrijnë deri në 33 gradë Celsius, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Kurse temperaturat minimale do të arrijnë deri në 15 gradë Celsius.

Po ashtu në regjione të caktuara, IHMK paralajmëron se do të ketë vranësira dhe riga të dobëta shiu.

Të shtunën, më 08.06.2024, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat vende-vende, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit parashihen te sjellin riga të dobëta shiu dhe mundësi për shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 deri 32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s” – thuhet në njoftimin e Instituti më 07.06.2024 për motin më 08.06.2024.

Ndërsa ë dielën, më 09.06.2024, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme, kryesisht vranësirat do të jenë të fokusuara për gjatë relievit malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes” – ka njoftuar Instituti për motin më 09.06.2024.