Foto-ilustrim

Prishtinë, rrahje mes disa personash pas aksidentit

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes dy veturave  në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë sonte rreth orës 17:00.

Rastin  për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Borovci tha se pas aksidentit disa persona janë përfshirë në rrahje.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Tre persona të lënduar janë dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ai.