Prishtinë: Pamje shqetësuese në Klinikën e Coronavirusit nuk ka sapun

Pa letër, sapunë e dezinfektues e në kushte jo të mira higjenike janë momentalisht tualetet e Klinikës së Pulmologjisë në Prishtinë.

Në këtë klinikë ku janë duke u trajtuar personat me COVID-19, një gjë e tillë mungon dhe institucionet shëndetësore rekomandojnë që si masë mbrojtëse ndaj këtij virusi, të pastrohen duart me sapunë ose të dezinektohen me alkool.

Një qytetar ka dërguar në drejtim të KALLXO.com një video, ku shihet qartë se aty ka mungesë të këtyre mjeteve.

Siç shihet në pamje, edhe dyshemeja e banjove në këtë hapësirë është e papastër dhe e mbuluar me peceta të përdoruara nga personat.

Deri më tani, në vendin tonë, janë shënuar 7,652 persona me COVID-19, 4,129 të shëruar dhe 192 viktima.