Autoambulanca - Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Prishtinë, goditet nga vetura një këmbësore e mitur

Një vajzë e mitur është lënduar pasi është goditur nga një makinë.

Rasti ka ndodhur në rr. UÇK, në Prishtinë dje rreth orës 14:45.

Sipas Policisë, vozitësi nga pakujdesia ka goditur këmbësore.

Viktima është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si aksident trafiku me lëndime.