Prishtinë, dy këmbësore goditen nga një veturë, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Dyshohet se një veturë ka goditur dy vajza, të cilat ishin duke kaluar në zebra.

Një qytetar ka thënë për KALLXO.com se shoferi është larguar nga vendi pasi ka goditur vajzat.

Vajzat e aksidentuara janë dërguar në QKUK për trajtim.

Në vendin e ngjarjes janë parë tre vetura të Policisë së Kosovë, ndërsa deri në momentin e publikimit PK-ja nuk ka dhënë asnjë informacion.