Prishtinasit shantazhuan një person, arrestohen

Policia e Kosovës dje në Prishtinë ka arrestuar katër persona me dyshimin se kanë shantazhuar një person tjetër në mënyra të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 08:15.

Poashtu policia thotë se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.