Prezantohet Raporti 'Zhvillimi i Produkteve të Turizmit'

Projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, “Promovimi i Punësimit të Sektorit Privat”, sot bën prezantimin e raportit “Zhvillimi i Produkteve të Turizmit”.

Vendpushimet joshëse të kampingut, shëtitjet mbi ura prej litari, fluturimet me balona rrëshqitjet me sajë gjatë stinës së verës janë disa nga produktet e reja të turizmit që mund të zhvillohen në Kosovë dhe që e rrisin vlerën e vendit si destinacion turistik. Këto rekomandime vijnë nga MDP Consulting and Engineering, një kompani nga Franca. Çfarë mendojnë aktorët e turizmit lokal dhe çfarë do të propozojnë ata?

Projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Promovimi i Punësimit të Sektorit Privat ju fton të merrni pjesë në prezantimin e raportit “Aventurë në Natyrë – Zhvillimi i Produkteve të Turizmit” dhe të diskutoni mbi gjetjet dhe rekomandimet e tij.

Qëllimi kryesor i projektit të Promovimit së Punësimit të Sektorit Privat (PPSE) është të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) që veprojnë në sektorë ekonomikë të organizuar dhe gjithëpërfshirës që të sigurojnë rritje të punësimit të qëndrueshëm për të rinjtë në Kosovë. Dy sektorët në fokusit të Fazës II të PPSE-së (nëntor 2017 – nëntor 2021) janë: Ushqimi dhe Përbërësit Natyrorë dhe Turizmi.