Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pretendenti për të qenë kandidat për kryetar të Beogradit e uron Përparim Ramën për fitoren

Dobrica Veselinović, pretendeti për të qenë kandidat për kryetar të Beogradit nga iniciativa “Mos e lejoni Beogradin të fundoset (Ne Davimo Beograd), e ka uruar Përparim Rama për fitoren e djeshme në Prishtinë.

Veselinović, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, e ka uruar Ramën duke thënë se shpreson që Prishtina të bëhet e qëndrueshëm.

“Urime @perparim_rama për rezultatin e shkëlqyer në zgjedhje! Shpresoj se ju do ta bëni Prishtinën të qëndrueshme, të gjelbër, të drejtë dhe qytet të solidaritetit”.

Ndryshe zgjedhjet lokale në Serbi do të mbahen në prill 2022.