Presidentja Vjosa Osmani pritet me nderime shtetërore nga presidenti i Panamasë

Presidentja Vjosa Osmani është pritur me nderime shtetërore nga presidenti i Panamasë, Laurentino Cortizo, gjatë vizitës që po zhvillon atje.

Osmani gjatë takimit ka vlerësuar lartë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve si dhe përkushtimin për ta forcuar tutje bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët.

“Si një ndër shtetet me ndikimin më të madh në rajonin e Amerikës Latine, Panamaja ka mbështetur Kosovën për më shumë se një dekadë në të gjitha përpjekjet tona për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për fuqizim të pozitës sonë në botë” , citohet të ketë thënë presidentja Vjosa Osmani.

Osmani dhe homologu Cortizo, sipas njoftimit, thuhet se kanë diskutuar për hapat që do të ndërmerren për ta forcuar bashkëpunimin ndërshtetëror në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshirë tregtinë, arsimin, kulturën e ndërmarrësin si dhe për përkrahjen që i duhet Kosovës edhe më tutje në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si dhe potencialin për investime të huaja në Kosovë.