Presidenti Thaçi ngushëllon për vdekjen e Gjergj Kaçinarit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në facebook ka shprehur pikëllimin tij me vdekjen e kompozitorit Gjergj Kaçinari.

Thaçi ka shkruan në Facebook se me vdekjen e Kaçinarit nuk ka humbur gjithë kultura shqiptare.

“Më pikëlloi vdekja e kompozitorit të njohur Gjergj Kaçinari, i cili i dha shumë skenës artistike. Puna dhe krijimtaria e tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën shqiptare. Ngushëllime familjes Kaçinari, të afërmve dhe gjithë miqve të tij!”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

Kompozitori Gjergj Kaçinari ka vdekur dje, ndërsa varrimi i tij do të bëhet nesër më 28 nëntor 2019 në varrezat katolike në Prishtinë.