Presidenti Hashim Thaçi dekoroi botuesin Abdullah Zeneli

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot botuesin Abdullah Zeneli me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Përmes llogarisë së tij në Facebook, Presidenti Thaçi ka shkruar se me rastin e 30-vjetorit të veprimtarisë botuese, sot dekorova Abdullah Zeneli me Medaljen Presidenciale të Meritave.

“Shtëpia Botuese ‘Buzuku’ ishte pioniere e botimeve pas rënies së sistemit monist në Kosovën e para 30 vjetëve. Abdullah Zeneli vazhdon të kontribuojë në botimin e letërsisë cilësore, të huaj dhe kombëtare. I uroj shumë suksese në këtë veprimtari fisnike!”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në Facebook.