Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia: Vdes në QKUK personi që u aksidentua në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Një qytetar ka vdekur pasi ishte aksidentuar në rrugën Mitrovicë-Prishtinë më 11.03.2024, rreth orës 18:00, njoftoi Policia e Kosovës.

Në këtë aksident ku u përfshinë tre vetura mbetën të lënduar edhe tre persona të tjerë.

Trupi i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, thekson Policia.