Policia vazhdon kontrollin e autobusëve dhe kamionëve – shqipton 50 tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës për një siguri më të madhe në trafik.

Policia nëpërmjet një njoftimi ka treguar se po vazhdojnë aktivitetet sipas planit ROADPOL për kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”

“Njësia për Kontroll të Autostradave në vazhdim të implementimit të planit operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë” me datën 12.05.2023 ka realizuar kontroll të shtuar të mjeteve transportuese ku ka identifikuar kundërvajtje të ndryshme me ç’rast janë shqiptuar 50 tiketa trafiku, 13 prej tyre ndaj personave juridik”, thuhet në njoftim./Telegrafi