Ilustrim

Policia sekuestron armë dhe municione në Prizren

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar armë dhe municione gjatë zbatimit të një urdhërese të Gjykatës.

Sipas njoftimit, policia gjatë kontrollit në një lokacion ka gjetur dhe sekuestruar një armë EKOL, dy karikatorë, dhe tetë fishekë.

Sipas policisë, armën e posedonte ilegalisht i dyshuari F. A., 21 vjeçar, i cili pas sekuestrimit të armës është duke u proceduar në hetime sipas procedurës së rregullt.

Policia ka bërë të ditur se gjatë zbatimit të urdhër kontrolleve dhe informacioneve që ka pranuar nga qytetarët, gjithsej në ‘sezonin veror 2019’ ka sekuestruar 50 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që gjatë festave të mos përdoren armët e zjarrit që të “festohet më zemër e jo me armë”.