Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë- Gjakovë

Në një aksident që ka ndodhur sot mes dy veturave në Rakovinë të Gjakovës, kanë pësuar lëndime dy persona.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënsja e Policisë për rajoni e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Ajo ka shtuar se personat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe se rasti është duke u hetuar.

“Policia në Gjakovë ka marrë informacionin për një aksident komunikacioni që ka ndodhur në fshatin Rakovinë në ora 19:15. Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale janë dy persona me lëndime të lehta trupore. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, ka thënë Podrimaj.

KALLXO.com ka raportuar më herët në lidhje me aksidentin në fjalë.

FOTO: Aksident mes dy veturave në Rakovinë

.