Policia gjobit shoferin i cili voziti me shpejtësi 234 km/h në zonën ku kufizimi ishte 130 km/h

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 130 km/h,  Policia ka identifikuar një shofer duke drejtuar mjetin me shpejtësi 234 km/h.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se shoferi është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalim drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Tutje, Policia potencon se do vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.