Ilustrim

Policia gjen një veturë të vjedhur në Vushtrri

Policia e Kosovës ka gjetur sot një veturë që ishte raportuar e vjedhur në qytetin e Vushtrrisë.

Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Që nga raportimi i rastit, në kërkim të veturës ishin vënë njësitet e ndryshme policore,  ndërsa sot në orët e mëngjesit njësia policore në fshatin Prilluzhë, në një rrugë lokale të këtij fshati kanë arritur ta gjejnë veturën e vjedhur. Vetura e gjetur, pas procedurave të nevojshme të ekzaminimit, do t’i kthehet pronarit”, ka thënë ai.

Rasti për veturën e vjedhur ishte raportuar gjatë ditës së djeshme nga ana e qytetarit.