Policia arreston të dyshuarin për të shtënat në metro të Nju Jorkut

Policia në qytetin e Nju Jorkut ka arrestuar një person të dyshuar për shtënie ndaj 10 udhëtarëve në një  stacion metroje në Bruklin, raporton BBC

Frank James, 62 vjeç, u emërua për herë të parë nga policia si “person me interes” të martën, duke nisur kështu edhe një gjueti masive për kapjen e tij.

Të mërkurën në mëngjes, zyrtarët thanë se James ishte i vetmi i dyshuar për të shtënat, në të cilat 23 persona u plagosën, 10 prej tyre nga të shtënat me armë zjarri.

Sipas policisë, i dyshuari shpërtheu dy granata dhe hapi zjarr me një pistoletë në stacionin 36th Street të Bruklinit të martën në mëngjes.

Ai thuhet se u kap nga policia teksa po ecte në rrugët e Manhatanit.

 

Të shtëna në metron e Nju Jorkut, disa të plagosur