Foto: Policia e Shtetit

Policia arreston dy persona që gjuajtën me armë në drejtim të 60 vjeçarit

Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona për ngjarjen e cila kishte ndodhur më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit, dy shtetas shqiptar të dy 34 vjeçar kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër mosha e të cilit ishte 60 vjeç.

Tutje thuhet edhe se dy të dyshuarit për motive të dobëta kishin qëlluar viktimën.

Policia përveç arrestimit të të dyshuarve ka sekuestruar edhe një armë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas kallëzimit të marë nga shtetasi A.H se dy persona kanë qëllur në drejtim të tij me armë zjarri, organizuan punën dhe bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasve: A. G., 34 vjeç, banues në Patos. V. L., 34 vjeç, banues në Patos”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë “