Podujevë, vdekje e dyshimtë në një pompë derivatesh

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në qytetin e Podujevës,  në një pompë derivatesh rreth orës 14 gjatë ditës së djeshme.

Sipas Policisë së Kosovës viktima ishte ndalur në pompë për të kërkuar ndihmë pasi nuk ishte ndjerë mirë.

Policia njofton se ai kishte vdekur pasi kishte arritur në QKUK.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.