Ilustrim

Lëndohet rëndë këmbësori, u godit nga vetura

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi u godit nga një veturë.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Halabak në Podujevë.

Gjithashtu policia ka thënë se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ku ngasësi humb kontrollin mbi veturë godet këmbësorin duke i shkakton lëndime të rënda.

Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF në Lluzhan pastaj është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK ku dhe vazhdon të trajtohet.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.