Podujevë, 20 shkolla furnizohen me laboratorë të kimisë, fizikës dhe biologjisë

Komuna e Podujevës ka njoftuar se 20 shkolla janë furnizuar me laboratore për fizikë, kimi dhe biologji.

Sipas njoftimit, në bashkëpunim me Bankën Botërore janë furnizuar edhe 6 shkolla me llaptopë, printerë e pajisje të tjera elektronike në bazë të nevojave të shkollave.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u shpreh i lumtur për furnizimin dhe pasurimin e shkollave me laboratorë dhe pajisje të tjera shkollore.

“Jam shumë i lumtur që përmes këtyre laboratoreve dhe pajisjeve tjera teknologjike nxënësit do të kenë mundësinë të bëjnë gërshetimin e mësimit teorik me atë praktik. Së shpejti Komuna e Podujevës do të furnizojë edhe 25 shkolla tjera me kabinete të informatikës”, tha Bulliqi sipas njoftimit të Komunës së Podujevës.