Pjesëtari i FSK-së Jeton Dreshaj do t’i ofrojë Kurtit këshilla për siguri dhe mbrojtje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot ka takuar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral lejtnant, Rrahman Rama, për të diskutuar lidhur me intensifikimin dhe bashkërendimin e veprimeve në mes të Zyrës së Kryeministrit dhe FSK-së, me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të programeve dhe sistemeve të reja për nevojat e FSK-së.

Zyra e Kryeministrit njofton, se në këtë takim u vendos që Gjeneral brigade, Jeton Dreshaj, të jetë në komunikim të vazhdueshëm dhe të ofrojë këshilla për siguri dhe mbrojtje për Kryeministrin.

“Vizioni i kryeministrit Kurti është që edhe në këtë kohë pandemie globale Qeveria nuk do t’i ndalë projektet në zhvillimin e Ushtrisë sonë në të mirë të mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit”, thuhet në njoftim.