Pjesë e "Global Community Engagement Fund", Kosova lavdërohet për reagimin ndaj komuniteteve të ndjeshme

Gjatë kësaj kohe kur pandemia COVID-19 është në kulmin e përhapjes, Kosova figuron në rrjetin ndërkombëtar të GCERF- Global Community Engagement Fund, së bashku me FIQ- Forumi për Iniciativa Qytetare, për ndihmë komuniteteve.

Fatime Burrniku, e cila është mbështetur financiarisht përmes një granti për biznes të vogël nga GCERF, përdori aftësitë e saj prodhuese për të prodhuar për fillim 400 maska ​​për fytyrë për zyrtarët e qeverisjes lokale për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

Sipas GCERF, gjatë kohës së pandemisë, kanë filluar të shfaqen disa probleme.

Problemi i parë është  mundësia e shfaqjes se ekstremizmit të dhunshëm pasi që të rinjtë kalojnë më shumë kohë në shtëpi online dhe janë më afër rekrutimit online.

“Ka mite të cilat po shpërndahen gjatë kësaj kohe, dhe njëra ndër to është se komunitete specifike etnike dhe religjioze janë të përgjegjshëm për shpërndarjen e virusit. Pasojat lokale të mbylljes së bizneseve të vogla dhe rritja e rrezikshmërisë së papunësisë ka hapur udhën për margjinalizimin e mëtutjeshëm të grupeve që veç kanë qenë të margjinalizuara, që si rezultat ka hapur rrugën për shtytësit drejt radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thekson organizata.

Po ashtu, sipas GCRF, pamundësia e autoriteteve për të kontrolluar komunitetet është duke krijuar vakuum për shfaqjen e pankontrolluar të ekstremizmit të dhunshëm.

E dyta, sipas GCERF, grantistët e Fondit, përfshinë edhe ata nga Kosova, janë duke vazhduar me luftën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm. Në vijë të parë të frontit ata kanë kuptuar që rreziqet janë duke u ngadalësuar. Aktivitetet si trajnime online, media broadcast, dhe rritja e vetëdijes vazhdojnë.

GCERF ka analizuar situatën në Kosovë më specifikisht.

Për Kosovën ka thënë që është vërejtur reagim pozitiv ndaj komuniteteve gjatë përhapjes së COVID-19.

“Empatia për komunitetet më të prekshme po shkatërron përçarjet etnike dhe fetare. Të rinjtë po blejnë dhe po shpërndajnë ushqim fqinjve të moshuar dhe të rinjtë kontaktojnë në mënyrë aktive grupet e shoqërisë civile me kërkesa për më shumë aktivitete në internet për të qëndruar të lidhur me bashkëmoshatarët e tyre”, thekson organizata.

Me ndalimet e tubimeve publike, grantistët e GCERF, që përfshinë BIRN, ATRC, KCBS, SPRC, Democracy +, KIPRED dhe FIQ, janë bërë kreativë.

Ata do të ofrojnë trajnime dhe seanca të edukimit qytetar duke përdorur platforma në internet dhe duke përdorur media sociale për të promovuar respektin reciprok mes komuniteteve.

Të rinjtë po sfidojnë njëri-tjetrin duke u përfshirë në art dhe duke përdorur hashtags, vepër kjo që po rezulton në koncerte livestreame dhe vallëzim.

Grantistët e GCERF, me eksperiencë në shëndetësi publike, kanë prodhuar materiale mbrojtëse dhe po i shpërndajnë në internet. Po ashtu, kanë shpërndarë maska, ilaçe, dhe dezinfektues për duar.