Forumi për Iniciativa Qytetare

Çmimi për Filantropi - Ftohen qytetarët të nominojnë punonjësit shëndetësorë

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka shpallur thirrje për pjesëmarrje në garën për çmimin “FIDES” për Filantropi në Kosovë.

Organizata përmes një njoftimi ka ftuar qytetarët të nominojnë punonjës shëndetësorë nga e gjithë Kosova për Çmimin “FIDES” për individ.

“Kemi mbajtur zi për të vdekurit, kujdesemi për të mbijetuarit, por është momenti, që të përulemi me dhembshuri, e ndjeshmëri dhe të falënderojmë disa prej heronjve që na ndihmuan e vazhdojnë të na ndihmojnë të tejkalojmë këtë situatë krize shëndetësore”, thuhet në njoftimin e FIQ-it.

Ndarja e çmimeve do të organizohet online me të cilin të shpërblehen individë, kompani organizata nga Kosova dhe Diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.

Thirrja për aplikim është e hapur deri më 20 nëntor 2020. Kompanitë dhe organizatat e shoqërisë civile (OSHC) që marrin pjesë në thirrje, mund të aplikojnë vetë ose të nominohen nga të tjerët.

Kategoritë për çmimet FIDES 2020 janë:

Kompanitë dhe OSHC-të nga Kosova dhe Diaspora, mund të aplikojnë për kategoritë e mëposhtme:

Çmimi FIDES për kontribut në nivel kombëtar “Hasan Prishtina”– i ndahet individit, kompanisë, apo organizatës, që ka ndërmarrë aktivitete filantropike në nivel kombëtar.

Çmimi FIDES për kontribut nga Diaspora– i ndahet individit, kompanisë, organizatës apo nismave nga Diaspora që kanë ndërmarrë aktivitete filantropike në Kosovë.

 

Aplikimi: www.fiqorg.com