Shoqëria Civile kërkon nga institucionet t'i koordinojnë veprimet ndaj fluksit të qytetarëve nga Shqipëria

Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë kanë konsideruar së fluksi i njerëzve qe kanë hyrë në Kosovë nga Shqipëria, ka mbetur i pamenaxhuar mirë e që sipas tyre, kjo ka ndodhë për shkak të mungesës së menaxhimit institucional.

Taulant Hoxha në emër të shoqërisë civile kanë kërkuar që institucionet e Kosovës të koordinojnë veprimet ndaj fluksit të qytetarëve të Shqipërisë në Kosovë, të cilët kanë ardhur për t’u strehuar pas tërmetit tragjik atje.

Ai tha se duhet të menaxhohen situatat e tilla, duke koordinuar aktivitetet zyrtare dhe udhëzuar më qartë qytetarët e interesuar për strehim.

“Fluksi i njerëzve që kanë hyrë në Kosovë ka mbetur i pamenaxhuar. Pavarësisht hapjes së Kampit të Inovacionit në Prizren, kërkesat për strehim ishin të shumëfishta. Në mungesë të menaxhimit institucional , qytetarë e nisma qytetarë të shumtë e vetorganizuan për të identifikuar mundësi strehimi dhe ndërmjetësim për akomodimin e qytetarëve të Shqipërisë, sidomos mbrëmë”, tha Hoxha.

Ai deklaroi se nëse gjendja e njëjtë përsëritet edhe në ditët në vazhdim, situata në fjalë rrezikon të dalë nga kontrolli.

E lidhur me këtë, shoqëria civile ka pesë kërkesa drejtuar Qeverisë së Kosovës në mënyrë që të koordinohen të gjitha veprimet në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë në Kosovë.

  1. Krijojë shtabe emergjente lokale, që i përgjigjen shtabit qendror dhe janë përgjegjës për aktivitetet e njëjta në nivel lokal;
  2. Themelojë një qendër thirrje unike për komunikim me të gjithë qytetarët e interesuar qe të ndihmojnë, strehojë apo në mënyra të tjera
  3. të krijojnë një Regjistër të Përgjithshëm të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që kanë hyrë e që do të hynë këto ditë në Kosovë, me detajet personale të tyre dhe në bashkëpunim me institucionet e Shqipërisë si dhe nikoqiret e tyre në Kosovë.
  4. Të nisë një fushë gjithëpërfshirëse të informimit për qytetarët e Kosovës lidhur me të gjitha nevojat dhe mundësitë për ndihmë.
  5. .Të fillojë ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët e Shqipërisë në Kosovë, për të siguruar një mirëqenie minimale të tyre gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë.

LIVE Forumi për Iniciativa Qytetare në konferencë për shtyp rreth ndihmave për Shqipërinë pas tërmetit

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 29 novembre 2019

Shqipëria mëngjesin e së martës u godit nga një tërmet  6.4 ballë me epiqendër në Durrës, nga ky tërmet deri më tani kanë humbur jetën 49 persona, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar.