Pezullohet greva deri në janar 2023

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar zyrtarisht të shtunën se kanë pezulluar grevën e filluar më 25 gusht në administratën publike dhe arsim deri në janarin e vitit 2023.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka dekalruar se greva nuk do të ndërpritet por do të pezullohet.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që ta shfrytëzojë pezullimin e grevës dhe të reflektojë.

“Qeveria vazhdoi t’i injorojë kërkesat dhe na mbeti e vetmja mënyrë greva, e cila filloi me 25 gusht duke i dhënë qeverisë një mundësi per dialog.  Si këshill grevist i BSPK dhe SBASHK jemi të obliguar të veprojmë sipas vendimit të shumicës.  Qeveria dhe opinioni le ta din që greva nuk po mbyllet por po pezullohet deri në janar e vitit 2023.  Këtë rezultat e shton deklarimi i shoqatave tjera sindikale qe nga raporti i tyre thuhet se nga 25 shoqata sindikale 24 janë deklaruar pro pezullimit të grevës”, ka deklaruar Jasharaj.

Gjithashtu, Sindikatat kanë kërkuar që Qeveria t’i realizojë premtimet për Ligjin e Pagave.