Pesë QMF në Prishtinë pajisen me aparate që prodhojnë oksigjen me rrymë

Në pesë Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë kanë arritur aparatet me oksigjen koncentrator.

Këto pajisje apo aparate prodhojnë oksigjen me rrymë.

Në lidhje me këto pajisje mjekësore ka njoftuar Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se përveç këtyre pajisjeve mjekësore ka edhe pajisje të tjera të cilat janë të nevojshme për trajtimin e pandemisë coronavirus.

“Këto janë aparete oksigjen koncentrator apo pajisje të cilat prodhojnë oksigjen me rrymë.Pesë Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë tashmë janë të pajisura me të tilla dhe pajisje të tjera të nevojshme për të trajtuar pandeminë covid19”, thuhet në postimin e Ahmetit.