Përmes dronit policia identifikon kundërvajtjen e tejkalimit në vijë të plotë

Njjë 25 vjeçare është dënuar me 200 euro gjobë dhe dy pikë negative nga Policia Rajonale e Ferizajt për shkak se e njëjta u has duke vepruar në kundërshtim me rregullat në trafik. 

Kjo pasi që e njëjta sipac policisë, më 18.05.2024 në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, saktësisht në fshatin Gërlicë kishte bërë një tejkalim në vijë të plotë. 

E njëjta ishte ndaluar nga policia për këtë shkelje e më pas edhe është gjobitur. 

Përmes një komunikate, policia bëri të ditur se kjo kundërvatje është identifikuar përmes dronit të policisë.

“Ndaj saj policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj”- thuhet në njoftim.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apeloi tek shoferët e automjeteve që të respektojnë  shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe mos të bëjnë tejkalime në vijë të plotë.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”- thuhët me tej në njoftimin e policisë.